Kapni ato miliona e shporruni prej këtuhit

Nga: Luan Durmishi, tenor, rotarian, ligjerues universitar

Kapni ato miliona e shporruni prej këtuhit

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, mos ja rrezikoni ardhmërinë fëmijëve tanë, Marit, Jarit, Ro, Kirit, Irisit, Roit, Hanës, Tianit, Martës, Parsit, Lirit, Aneas dhe të gjithë bashkëmoshatarëve të tyre, sepse askush prej këtyre engjujve nuk ua ka borgj pisllëqet e juaja në emër të luftës dhe ambicieve tuaja personale, vetëm pse doni ta shpëtoni prapanicën tuaj dhe të vazhdoni të rjepni vendin dhe tentoni ta ndani.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, ashtu siq shporr Amerika kotilla të flliqta politikanësh të tillë dhe nuk i len të kthehen kurrë në atdheun e tyre, sepse Amerika ka një ligj të tillë  dhe po del që edhe ne do të ishte ideale ta kishim.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, sepse nuk ua ka borgj asnjë qytetar i Republikës së Kosovës pazaret që ju i bëni në mes vete dhe me politikanët fashist serb për të përfituar ende në kurriz të popullit dhe të teritoreve.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit dhe mos bëni pazare të flliqta me politikanët fashist serb, sepse ata kanë probleme të medha patologjike fashiste dhe ju duhet një kohë e gjatë që të shërohen nga ato probleme. Nuk është se edhe secilit prej jush nuk ju duhet nga një neuropsikiatër.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit ! Po ua falim të gjitha mëkatet, vetëm lernani ta zhvillojmë vendin ashtu siq e meritojmë, sepse të gjithë kemi qenë pjesë e luftës dhe kemi dhënë edhe ne kontributin tonë në qfardo forme qoftë ai, nëse edhe vetëm ua kemi këndu një ninullë fëmiut për ta qetësuar nga automatikët e policisë dhe ushtrisë serbe.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit sepse juve as kjo gjendje e rëndë pandemie që e ka kapluar të gjithë botën nuk ua vë gishtin në kokë të reflektoni për gjithë këtë stres dhe gjendje të rëndë shpirtërore që po na e shkaktoni, sepse ju jeni të sëmure mendor dhe faqja e zezë e këtij vendi.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, sepse po mendoni se ende ne do t’ju durojmë ! Jo, vota jonë do të jetë edhe më e ashpër kundrjet juve, morbid, harbut, matrapaz, diletant, kriminel, të pasur në kurriz të popullit, faqezi, të mjerë, injorant ( të paditun ), infantil, oportunistë, të pashpirtë, intelektual të poshtër.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit ! Ikni kudo që është me bukur dhe më mirë, sepse as ajo parajsë në tokë që mund të shkoni nuk ua qetëson shpirtin, ngase bartni mbi supe peshën e rëndë të këqijave që ja keni shkaktuar këtij vendi dhe njerëzve të mirë të këtij vendi.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, e mos i shkaktoni ende dëme të mëdha këtij vendi dhe këtij populli të vuajtur, se mjaft i ka shkatuar politika fashiste serbe me dekada.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit, sepse po më duket që po levizin edhe eshtrat e të gjitha atyre viktimave të luftës që keni shkel mbi gjakun e tyre dhe ende vazhdoni të shkelni.

Kapni ato dreq miliona e shporruni prej këtuhit.

Luan Durmishi, tenor, rotarian, ligjerues universitar