Kaq para ka dërguar diaspora në fondin e Qeverisë për të luftuar koronavirusin

Kaq para ka dërguar diaspora në fondin e Qeverisë për të luftuar koronavirusin

Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka treguar se deri më tani në xhirollagorinë e hapur nga Qeveria e Kosovës për të luftuar koronavirusin mërgimtarët kanë dërguar 481 mijë e 200 euro.

Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Bislimi ka njoftuar se edhe prej cilave shtete në të cilat jetojnë mërgimtarët janë dërguar para, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Përditësim i informatës për donacionet në llogarinë COVID 19:

Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 481.200 Euro. Donacione nga Zvicra janë 237.000 euro; nga Gjermania 123.000; nga Kosova 34.000 Euro, pastaj vijnë donacionet nga Suedia, Norvegjia, Austria, Mbretëria e Bashkuar, Belgjika dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë shumë të përgjithshme, një vlerë prej 19.500 eurosh në bazë të rregullave ekzistuese është dashur të kalojë në llogarinë e BQK-së, si tarifë për transakcion, por bordi i BQK-së ka vendosur që për transferet në llogarinë COVID 19, të aplikohet tarifa prej ZERO Euro. Një falenderim shumë i veçantë për menaxhmentin dhe bordin e BQK-së. Njëkohësisht meriton një falenderim të veçantë edhe z. Ahmet Ismajli, drejtor i Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, i cili me shumë interesim i përcjell të gjitha lëvizjet në këtë llogari.

Edhe një herë, shumë faleminderit secilit prej jush për mbështetjen që po i jepni përpjekjeve të qeverisë për tu përballur me pandeminë COVID 19./Insajderi.com