Në Kosovë 10.560 persona kanë vdekur gjatë vitit 2019
Në viitn 2019 kanë ndodhur 10.560 vdekje, prej tyre 54.1% meshkuj dhe 45.9% femra, kështu thuhet në një raportim të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK).
Burimi i të dhënave në këtë publikim janë regjistrat themeltarë të vdekjeve, bazuar në Ligjin për Gjendjen Civile, Nr. 04/L-003. Kurse njësitë raportuese janë zyrat e gjendjes civile të Kosovës. Grumbullimi i të dhënave është bërë përmes pyetësorit statistikor për vdekje, Dem-2.
Në institucione shëndetësore kanë ndodhur 42.8% e rasteve të vdekjeve, 55.7% kanë ndodhur në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.
Prishtina prin me 2 609 raste të vdekjeve, ose 24.7%; Prizreni me 938 raste, ose 8.9%; Peja me 639 raste, ose 6.1%, etj. Ndërkaq, mosha e të vdekurve në 81.6% është 60 e më shumë vjeç.
Vdekje të dhunshme në vitin 2019 janë raportuar gjithsej 157 raste, ose 1.7%; vdekje në fatkeqësi janë 103 raste, ose 65.6%; vetëvrasje janë 39 raste, ose 24.8%; dhe vrasje janë 15 raste, ose 9.6%. Tek fatkeqësitë, dominon mosha 50 e më shumë vjeç për meshkuj, ndërsa tek vetëvrasjet dhe vrasjet, dominon grup – mosha 20-40 vjeç. /Insajderi.com/