Kaqusha Jashari flet për kryetarin e ri të PSD-së

Kaqusha Jashari flet për kryetarin e ri të PSD-së

Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, ka deklaruar se dorëheqja e Shpend Ahmetit nga posti i kryetarit të PSD-së, është pranim i përgjegjësisë.

Jashari ka thënë për Ahmetin se ka angazhime në Komunën e Prishtinës dhe dorëheqjen e tij nuk e sheh problem për partinë.

“Rezultati i zgjedhjeve si parti ishte dëshpërim, nuk patëm mundësi me qenë parti parlamentare, ka dështu koalicioni. Shpend Ahmeti është i angazhuar në Komunën e Prishtinës, Dardan Molliqajn e zgjodhëm drejtues të partisë”, tha Jashari.

E pyetur se a e priste dorëheqjen e Shpend Ahmetit, Jashari theksoi se “partia nuk varet prej kryetarit”.

Më tej, Jashari ka theksuar për Sinjalin se dorëheqjen e Ahmetit e sheh si “pranim të përgjegjësisë”.Jashari tha se PSD ka zgjedhur sot kryetar Dardan Molliqajn. Edhe përkundër propozimeve askush nuk ka pranuar të jetë kundërkandidat.

Jashari ka potencuar se PSD nuk shkrihet në asnjë parti dhe do të vazhdojë si parti e vetme.