Karaçeva i drejtohet Kushtetueses për mbylljen e 15 shkollave në Kamenicë

Karaçeva i drejtohet Kushtetueses për mbylljen e 15 shkollave në Kamenicë

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese rastin e mbylljes së 15 shkollave në Kamenicë, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një njoftimi,kjo bashkësi ka bërë të ditur se i është drejtuar edhe institucioneve, por që nuk kanë marrë ende ndonjë përgjigje.

“Ne si Bashkësi Lokale kemi kërkuar nga gjithë krerët e lartë të shtetit për hapjen e këtyre shkollave të lartpërmendura që nxënësit në tërë Komunën e Kamenicës që të mos dëmtohen nxënësit, që të mos privohen nga liria dhe e drejta e tyre për shkolla, që të shkollohen në lokalitetet e tyre. Ne si Bashkësi Lokale u jemi drejtuar gjithave institucioneve: Presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Avdullah Hoti, si dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, të gjitha këto kërkesa i kemi bërë me shkrim dhe askujt nuk i ka interesuar që të ngrejë zërin. As në mandatin e Ramush Haradinajt, as në mandatin e Albin Kurtit, as në mandatin e Avdullah Hotit e as Ministrat e tjerë të Arsimit, askujt nuk i ka interesuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme e dërgon në Kushtetutë rastin e mbylljes së 15 shkollave.

Komuna: Kamenicë

Në emër të Bashkësisë Lokale kemi dërguar një kërkesë-njoftim për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, znj. Arta Rama Hajrizi.

Me anë të kësaj kërkese-njoftimi për Gjykatën Kushtetuese si Bashkësi Lokale kemi marrë vendim që t’iu drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ndihmën e juaj për mbylljen e shkollave në Komunën e Kamenicës,ku në mesin e tyre është edhe shkolla fillore “Asllan Thaçi” në Karaçevë të Poshtme që numëron kjo shkollë mbi 100 nxënës dhe këta nxënës nuk arritën t’ia fillojnë mësimit aspak në gjysmëvjetorin e parë.

Njëherësh filluan një ditë për të punuar arsimtarët dhe nxënësit të shkojnë në shkollë, mirëpo morën kërcënime nga drejtoresha e Arsimit, Mihane Morina, si dhe nga kreu i Komunës Qëndron Kastrati, ku me kërcënimet e tyre që nëse filloni mësimin në shkollën “Asllan Thaçi” do ta marr vendimin që të t’ju suspendoj nga puna dhe nga lista e pagave.

Tani numërohen mbi 15 shkolla që i ka mbyllur dhe ua ka vënë drynin: 1. SHF “Asllan Thaçi” – Karaçevë e Poshtme. 2. SHF – Busavatë 3. SHF – Petroc 4. SHF – Shipashnicë e Poshtme 5. SHF – Kopërnicë 6. SHF – Tugjevc 7. SHF – Sfircë 8. SHF – Strezoc 9. SHF – Krilevë 10. SHF – Desivojcë 11. SHF – Lisockë 12. SHF – Dajkoc 13. SHF – Poliçkë 14. SHF – Dazhnicë 15. SHF – Velegllavë 16. SHF – Kranidell etj.

Këto shkolla janë me mbi 548 nxënës që nuk arritën t’a fillojnë mësimin në vitin 2020/21 dhe mbetën jashtë bankave shkollore,nuk arritën as t’ia fillojnë dhe as ta përfundojnë sepse me shumë mund dhe djersë vetë populli në komunën tonë kanë ngritur objektet shkollore në lokalitetet e tyre.

Ne mendojmë se askush nuk duhet ta marrë këtë vendim famëkeq që të privohen nxënësit nga e drejta e tyre për t’u shkolluar, sepse shkolla fillore është obligative ligjërisht me Kushtetutë që u garanton shkollimin pa dallim feje ose race.

Ne si Bashkësi Lokale kemi kërkuar nga gjithë krerët e lartë të shtetit për hapjen e këtyre shkollave të lartpërmendura që nxënësit në tërë Komunën e Kamenicës që mos të dëmtohen nxënësit,që të mos privohen nga liria dhe e drejta e tyre për shkolla që të shkollohen në lokalitetet e tyre.

Ne si Bashkësi Lokale iu kemi drejtuar gjithave institucioneve: Presidentes:Vjosa Osmani, Kryeministrit: Avdullah Hoti si dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani,të gjitha këto kërkesa i kemi bërë me shkrim dhe askujt nuk i ka interesuar që të ngrejë zërin.

As në mandatin e Ramush Haradinaj, as në mandatin e Albin Kurtit, as në mandatin e Avdullah Hotit e as Ministrat e tjerë të Arsimit askujt nuk i ka interesuar.

A nuk është turp për ju Delegatë të Kuvendit,që të mbyllen shkollat dhe ju të heshtni duke i parë mbi 15 shkolla të mbyllura me dry.

I nderuar Kryeministër Avdullah Hoti a jeni në dijeni për këtë mbyllje totale të këtyre shkollave? Për mbarëvajtjen e procesit mësimor të gjitha këto shkolla i plotësojnë të gjitha kriteret për mbajtjen e mësimit,me staf dhe me objekte dhe të gjitha kushtet e tjera për punë.

Vallë, pse Kryetari jonë i Komunës nuk mori guximin të sigurojë Këshilltarë P pedagogjik,psikologë dhe pedagog në të gjitha shkollat?

I nderuar Kryetar,a jeni në dijeni që ne kemi mësuar dhe i kemi pasur shkollat e hapura edhe në kohën e Aleksandër Rankoviqit dhe në okupim në vitet e 90-ta në kohën e Sllobodan Millosheviqit kemi pasur gjithçka te organizuar sa i përket mësimit.

Celula e parë e Kombit Shqiptar për t’ia dhënë shpresën Republikës së Kosovës janë nxënësit dhe arsimtarët që shpërndajnë dije. Edhe në atë kohë mësimi është mbajtur,arma më e fortë e Kombit Shqiptar dhe Atdheut ka qenë:Lapsi,Ditari,Arsimtari.

Kemi nder për ju arsimtarët që keni qenë gjatë okupimit , nxënës dhe arsimtarë Heronj të Kombit. Do iu kujtojmë gjithherë për sakrificën tuaj.

Gjykatë e nderuar,banorët e brezit kufitar kemi nderin dhe respektin për ju që të na e ktheni kërkesën pozitivisht për hapjen e shkollave do t’u jemi gjithmonë mirënjohës, ju jeni shpresa e vetme e jona për t’i hapur këto shkolla dhe të jeni kundër mbylljes së shkollave.

Kemi nderin dhe respektin në emër të nënave shqiptare që të mos i lejoni të mbesin fëmijët të pashkolluar. Ju përshëndesim përzemërsisht të gjithë juve që mundoheni për hapjen e shkollave.

Presim një përgjigje pozitive prej Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovë.

Me respekt: Bashkësia Lokale – Karaçevë e Poshtme. /Insajderi.com