Qalaj: Policia po vepron në koordinim me institucionet qendrore e lokale në tërë vendin

Qalaj: Policia po vepron në koordinim me institucionet qendrore e lokale në tërë vendin

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur për situatën e krijuar në Mitrovicën e Veriut e Zveçanit, pas vendosjes në karatinë edhe të kësaj pjese si shkak i pandemisë COVID-19, shkruan Insajderi. 

Qalaj ka thënë se Policia e Kosovë vepron njësoj në gjithë territorin e Kosovës dhe gjitha këto veprime ndërmerren në koordinim me Qeverinë e Komunat përkatëse.

Në konferencë të përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia e drejtorin e IKShPK-së, Naser Ramadani, Qalaj është shprehur se policia, pa asnjë pikë dyshimi vepron me atë çka thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

“Të gjitha veprimet që Policia e Kosovës i ndërmerr në tërë vendin, janë veprime të cilat koordinohen me institucionet tona qendrore dhe ato lokale. Nuk ka vend për panik dhe pa asnjë pikë dyshimi që Policia e Kosovës nuk vepron në tërë vebdiin në pajtim me Kushtetutën dhe në pajtimet me obligimet dhe ligjet që dalin, sidomos nga ligji i Policisë”, ka thënë Qalaj, përcjell Insajderi.

Mes tjerash, ai deklaroi se situata e sigurisë në Kosovë është shumë e qetë dhe e sigurt falë punës së palodhshme të institucioneve në bashkëveprim me qytetarët.

Arben Vitia: Jemi në koordinim të plotë me kryetarët e komunave veriore