Kardiokirurgjia fillon zëvendësimin e valvules aortale  me metoda minimale invazive

Kardiokirurgjia fillon zëvendësimin e valvules aortale  me metoda minimale invazive

Ekipi i  Shërbimit të Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka  filluar aplikimin e metodave minimale invazive për zëvendësimin e valvulave të zemrës.

Për herë të parë në QKUK tek pacienti i moshës 57 vjeçare me stenozë dhe insuficiencë të valvules  aortale, përmes një incizoni prej 5 cm dhe mini-sternotomi realizohet ndërrimi i valvules aortale me valvulë mekanike aortale.

Operimet e tilla mundësojnë që prej një incizioni minimal dhe hapje minimale të sternumit të realizohet ndërrimi i valvulave të zemrës dhe realizohen edhe  nëpër qendra të mëdha kardiokirurgjike.  Për realizimin e tyre kërkohet eksperiencë, mjete teknike dhe staf i përgatitur.

Benefitet nga kardiokirurgjia minimale invazive janë;  më pak humbje e gjakut, risk i ulur për infeksion, më pak traumë dhe më pak dhembje, kohë e shkurtër e shtrimit në spital, përmirësim i shpejtë i shëndetit dhe kthim i shpejtë në aktivitete normale, prerje të vogël dhe vraga minimale.

Kardiokirurgjia në QKUK vazhdon të realizoj inovacione në fushën e Kardiokirurgjisë, duke kursyer para të buxhetit të Republikës së Kosovës për trajtime jashtë vendit.