Kardiologu Gani Bajraktari largohet nga puna – Thotë se QKUK mori vendim hakmarrës

Kardiologu Gani Bajraktari largohet nga puna – Thotë se QKUK mori vendim hakmarrës

Kardiologu Gani Bajraktari është larguar përkohësisht nga puna,  ndërsa lënda për rastin e tij është dërguar në komisionin disiplinor.

Sipas zyrtarëve të Qendrës Klinike Universitare, Gani Bajraktari dyshohet se ka keqpërdorur detyrën zyrtare

“SHSKUK ju konfirmon se kardiologu në fjalë është larguar përkohësisht nga puna, lënda është dërguar në komisionin disiplinor i cili do të merret me rastin”, tha zëdhënësi Shpend Fazliu.

I kontaktuar nga Insajderi, Gani Bajraktari, ka thënë se ndodhet në pushim vjetor dhe se ende nuk ka marrë asnjë vendim nga QKUK-ja lidhur me suspendimin.

Ndërsa si arsyet se pse QKUK ka marrë këtë vendim Bajraktari i lidh me motive hakmarrëse.

“Motivet e largimit tim i dij, ato janë të ulta, primitive, hakmarrëse. Motivet hakmarrëse kane kulmuar sidomos pas publikimeve të rezultateve të studimit tim që nxorri rritjen e vdekshmërisë për 50% të pacienteve me infarkt akut të miokardit pas ndarjes misterioze të Klinikes se Kardiologjisë, duke shënuar  kështu skandalin më te madh në shëndetësi në periudhën e pasluftës”, tha ai.