Karitas Kosova ka dhuruar në formë të donacionit, 27 shtretër, 32 komodina, 33 dyshekë për nevoja të klinikave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, Basri Sejdiu, UD drejtor i përgjithshëm i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) theksoi se kjo është një ndihmesë e madhe për QKUK-në dhe është shumë i mirëseardhur.
“Rëndësia e donacionit është edhe më e madhe duke llogaritur se jemi në fundvit dhe jemi në fundvitit buxhetor, ku kemi vështirësi dhe pamundësi për të blerë blerje, andaj këta shtretër do të jenë të mirëseardhur”, deklaroi Sejdiu.
QKUK menjëherë ka filluar me shpërndarjen e donacionit për klinikat të ndryshme brenda QKUK-së.