Agim Veliu do të raportojë për kasafortën e lërë hapur me dokumente të ndieshme.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për të pasqyruar para komisionit gjendjen e sigurisë në vendin tonë.
Por, arsyeja kryesore e raportimit do të jetë kasaforta e cila dyshohet se u la e hapur nga ish-ushtruesi detyrës në Ministrinë e Brendshme, Xhelal Svelça.
Kasaforta përmbante dokuemnte shumë komplekse për sigurinë kombëtare të Kosovës dhe për një hetim rreth kësaj është ftuar edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Kjo çështje ka alarmuar institucionet e sigurisë, pasi dokumentet janë tepër të ndieshme për sigurinë e Kosovës. /Insajderi.com/