Kastrati: Adresa e vetme për ruajtjen e territorit është koaliconin AAK-PSD

Kastrati: Adresa e vetme për ruajtjen e territorit është koaliconin AAK-PSD

Shqipe Kastrati, kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD, në përfundimin e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit  është shprehur se adresa e vetme për ruajtjen e territorit është koaliconin AAK-PSD.

“Unë Dr.Sc.Shqipe Kastrati #81 me plis të bardhë po zotohem se adresa e vetme për ruajtjen e territorit të Kosovës është Koalicioni AAK-PSD #119 në krye me Kryeministrin Ramush Haradinaj#1” , ka thënë Kastrati.

Kastrati ka shtuar se do të jetë zëri i fuqishëm i gruas dhe në veçanti do të angazhohet në fushën e  arsimit.

“Me këtë plis të bardhë,shqiptari është rrezikuar për jetë a vdekje sa e ka kaluar pragun e shtëpisë.Tani siguruam të drejtën për mbrojtje me themelimin e Ushtrisë duke siguruar shtet ligjor.Me plis të bardhë,me identitet dhe me vlerat tona synojmë të bashkohemi në familjen e madhe euro-atlantike”.

“Zotohem se do jem zëri i fuqishëm për 100% SHTET,zë i fuqishëm i gruas dhe në veçanti do angazhohem për Arsimin,si një nga 100 prioritetet e zotuara në Koalicionin #119 i cili ofron 50% rritje të buxhetit dhe arsimim falas”.