Kastrati flet për përplasjen në Kuvend, tregon pse e shtyu Zybën e VV-së

Kastrati flet për përplasjen në Kuvend, tregon pse e shtyu Zybën e VV-së

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka folur në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit, ku pati një përplasje mes deputetëve të partisë së tij dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje, ku i përfshirë ishte vetë ai, transmeton Insajderi.

Kastrati tha se duke dalë nga salla e Kuvendit, janë ndaluar nga deputetët e VV-së. Sipas tij, deputeti i kësaj të fundit, Sali Zyba, i kishte shkuar nga mbrapa dhe e kishte kapur për dore, prandaj Kastrati ishte detyruar ta shtyjë.

Deputeti i PDK-së po ashtu tha se është ofenduar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, fjalë të cilat deklaroi se nuk mund t’i thotë.

“Shiko këtu ne dojmë me lëshu sallën, ne bllokohemi prej tyne, kjo është non sense. E shtyva se ky më erdhi pas shpine, as që kom pas kontakt me to, vjen pas shpinës e ma kap dorën. Kta jon mësu qashtu për mbrapa se përpara nuk dalin”, tha Kastrati në Kanal10./Insajderi.com