Kastrati i shqetësuar me videon ku shihen paramilitarët serbë në një fshat të Kamenicës

Kastrati i shqetësuar me videon ku shihen paramilitarët serbë në një fshat të Kamenicës

Kryetari i Kamenicës, Qendron Kastrati, ka reaguar në lidhje me raportimet se , xhandarmëria serbe ka hyrë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Kamenicë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka publikuar një video ku shihen persona të armatosur në fshatin Karaçevë të Kamenicës, 1 km përtej vijës kufitare.

“Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se ka nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim. /Insajderi.com/