Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Qëndron Kastrati ka folur rreth deklaratës që ka dhënë së fundmi lideri i kësaj partie Albin Kurti në lidhje me Bashkimin Kombëtar, njofton Insajderi.
Dje nga Lezha Kurti ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës, e ndalon bashkimin e kombëtar.
Pas një deklarate të tillë, Kastrati është shprehur se bashkimi i Kosovës dhe Serbisë, është përdorur nga Kurti vetëm si mjet për të marr një përkrahje më të gjerë tek qytetarët.
Tutje ai ka vazhduar duke thënë se “Bashkimi Kombëtar është përdorur si mjet për të arritur deri në një përkrahje qoftë e aktivistëve qoftë e qytetarëve në numër më të madh. Shumë qytetarë në Kosovë mendojnë që Zgjidhja për të ardhmen është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë”.
“Kështu kjo është lidhur edhe me atë që thashë më herët që kam bindjen që Kurti vazhdimisht i ndërlidh deklaratat në raport me popullaritetin dhe me mundësinë për ardhjen tek pushtetin më shumë se sa janë bindje për të cilat angazhohesh pa marr parasysh që a të kthehen në aspektin personal”, ka thënë Kastrati në emisionin “Frontal”, në T7./Insajderi.com