Kastrati: Kurti nuk e ka hallin e njerëzve, por shkaktimin e kaosit

Kastrati: Kurti nuk e ka hallin e njerëzve, por shkaktimin e kaosit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adrian Kastrati, ka thënë se “Kurti nuk e ka hallin e njerëzve, por shkaktimin e kaosit”.

Kjo deklaratë e Kastratit në Kuvendin e Kosovës, erdhi pasi kryeministri i Kosovës kishte marrë pjesë nëpër fushatat zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri e cila kandidoi me tre kandidatë për deputetë.

“Kryeministri ishte në krye të tavolinave ku pihej verë e alkool në Laç e Durrës për fushatën në Shqipëri”, deklaroi Kastrati.

Sipas tij, Kurti zgjodhi taktikën e njëjtë në Shqipëri “atë të kaosit”.

“Por në Shqipëri kjo taktikë nuk i doli”, theksoi deputeti PDK-së.

Nga numërimi i shumicës së votave rezulton që asnjë nga kandidatët e Vetëvendosje për deputetë nuk ka arritur ta sigurojë ulësen në Kuvendin e Shqipërisë. /Insajderi.com