Shqipe Kastrati, kandidate për deputete nga koalicioni AAK-PSD, në ditën e fundit është shprehur se fati po i buzëqesh drejt fitores.
“Meqë është dita e fundit e fushatës, kam parandjenjën se fati po na buzëqeshka drejt fitores”, ka shkruar Kastrati.
Ajo është shprehur falenderuese familjes së saj që gjithmonë i qëndrojnë pranë.
“Po në realitet une gjithmonë jam e buzëqeshur,e lumtur nga vet fakti se Zoti më ka falur shëndetin si fizik e mendor,guximin,vullnetin e dijen e rrethuar nga 8 vëllezër e motra,nga enxhujt, pëllumbat e fëmijëve të mi Enxhin,Elsën,Drinin,Trevën e Triumfin,e bekuar nga Zoti me bijën Albanën e prapa meje qëndrojnë tre djemt e mi sokola Valboni,Agroni e Driton Kastrati?”, ka shtuar ajo.
Voto kandidatët dinjitoz që kanë GUXIM,DIJE E PËRKUSHTIM PËR 100% SHTET
VOTO Koalicionin AAK-PSD # 119
SHQIPE KASTRATI # 81