Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka thënë se zhvillimet e sotme në Shipashnicë ishin “kryekëput politike”.
Ai tha se banorët janë nxjerrur në protestë si të nxitur nga Lëvizja Vetëvendosje
“Ministre ndërprerje nxitjen e banorëve sepse me metodat e jashtëligjshme, nga kulla e të paprekshmes, porsi të ishte ministre e kohës së Ali Bungut po flet për mbyllje shkollash kur në fakt po hapet një çerdhe. Aq e informuar jeni. Aq kompetente jeni”, ka thënë Kastrati në Facebook.
Kastrati ka vazhduar edhe më tej më akuza ndaj Nagavcit, e cila të dielën ka thënë se situata sotme nuk lidhet me nivelin qendror.
“Ju shumë mirë e dini që për të kontribuar në trazimin e situatës nuk keni nevojë t’i merrni për dore banorët dhe t’i dërgoni në përballje me institucionet lokale, por mjafton të shkruani këso statuse dykuptimshëm ku në nëntekst ftohet për rezistencë”. /Insajderi.com