Kategorizimi i ri i komunave për COVID-19, 6 në zonën e kuqe

Kategorizimi i ri i komunave për COVID-19, 6 në zonën e kuqe

Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, përkatësisht numrin e rasteve të reja me COVID-19 në 100 mijë banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj jave – nga 26 shkurti deri më 5 mars në zonën e kuqe do të jenë gjashtë komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Zveçani, Peja, Lipjani.

zonën e verdhë janë 10 komuna:

Mitrovica e Jugut, Gjilani, Mitrovica e Veriut, Gjakova, Vushtrri, Leposaviqi, Graçanica, Ferizaj, Podujeva, Vitia.

zonën e gjelbër janë 22 komuna:

Zubin Potoku, Kllokoti, Deçani, Prizreni, Rahoveci, Shtime, Klina, Ranilluga, Mamusha, Kaçaniku, Istogu, Suhareka, Skenderaj, Kamenica, Drenasi, Novoberda, Malisheva, Dragashi, Juniku, Shterpca, Hani i Elezit, Parteshi.

Komunat që kanë pësuar ndryshime gjatë kësaj jave janë:

Peja nga e verdha ka kaluar në të  kuqen

Lipjani nga e verdha ka kaluar në të kuqen

Ferizaj nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Gjilanit nga e gjelbra ka kaluar në të verdhen

Vushtrri nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen

Graçanica nga e gjelbera ka kaluar në të verdhen. Insajderi.com