Gjykata Themelore e Prishtinës, ka shpallur fajtorë katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në muajin gusht të vitit të kaluar.
Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha gjykata i shpalli fajtorë për veprën e ngarkuar.
Prokuroria Speciale pati ngritur aktakuzë ndaj pesë aktivistëve të VV-së, katër të dënuar dhe të ndjerit Astrit Dehari i cili vdiq derisa po mbahej në paraburgim në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, me 5 nëntor.
Sulmi ndaj objektit ndaj Kuvendit ishte krye nga dy persona me një motoçikletë, motoçikleta me të cilën ndodhi sulmi, ishte gjetur në afërsi të lagjes Velani në Prishtinë.