
Katër deputetë të Kuvendit të Kosovës, i janë bashkuar Grupit Parlamentar Nisma Socialdemokrate-AKR.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar i Nismës, Endrit Shala.
Shala tha se Grupi i ri Parlamentar do të quhet “Nisma-AKR-6+”.
Më tej, ai konfirmoi se deputetët që i janë bashkuar partisë së tij janë: Duda Balje, Fikrim Damka, Fidan Jilta dhe Albert Kinolli./Insajderi.com