Katër ditë në arrati – Policia arreston të burgosurin e Burgut të Dubravës që iku nga QKUK-ja

Katër ditë në arrati – Policia arreston të burgosurin e Burgut të Dubravës që iku nga QKUK-ja

Një i burgosur që kishte qenë duke vuajtur dënimin në Burgun e Dubravës kishte ikur nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës të enjten. Ai kishte qenë për katër ditë në arrati, por gjatë ditës së djeshme ai u kap nga Policia e Kosovës.

I burgosuri që është i dënuar u arrestua në orët e mëngjesit në Prizren, ku menjëherë është dërguar në  Burgun e Dubravës për ta vuajtur dënimin.

“QKUK Prishtinë 08.07.2019 – 10:30. Me 08.07.2019 në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili më 04.07.2019 derisa kishte qenë në trajtim mjekësor në QKUK është arratisur kishte arritur të arratiset. I dyshuari pas procedurave është dërguar në vuajtje dënimi në Burgun e Dubravës pasi është i dënuar dhe atje kishte qenë duke e vuajtur dënimin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.