Katër emrat që LDK i ka propozuar për t’i kandiduar në Prishtinë

Katër emrat që LDK i ka propozuar për t’i kandiduar në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka propozuar katër emra për të kandiduar në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor.

Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri janë kandidatët e mundshëm në Prishtinë, ka thënë sot nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.

Në një intervistë me Gazetën Express, Haziri ka thënë se dega e LDK-së në Prishtinë ka diskutuar rreth kandidatit për Komunën e Prishtinës.

“Në Prishtinë janë katër emra të propozuar nga struktura në kuadër të debatit të brendshëm që LDK e ka diskutuar. Janë katër emra, pra Lumir Abdixhiku, Vjosa Osmani, Arban Abrashi dhe Ismet Beqiri që janë dalë nga debati i pesë degëve të Prishtinës dhe grupmoshave tjera që janë pjesë e debatit të brendshëm e që përfshinë nëndegë degë dhe forumet e LDK-së”, deklaroi Haziri për Gazetën Express. /Insajderi.com