Katër granata gjenden brenda garazhit të një personi në Prishtinë – policia jep detaje

Katër granata gjenden brenda garazhit të një personi në Prishtinë – policia jep detaje

Disa granata janë gjetur sot në garazhin e një shtëpie në Prishtinë, njofton Insajderi.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Thimi Mitko” në kryeqytet, ku janë gjetur katër granata.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritur që nga aty të largojnë këto mjete të dyshuara.

“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për mjete të dyshimta shpërthyese në rrugën Thimi Mitko në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat kanë arritur që nga aty të largojnë katër mjete të dyshuara (granata). Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka deklaruar Ahmeti. /Insajderi.com