
Katër ish-ministrat Besim Beqaj, Mimoza Kusari, Dardan Gashi dhe Nenad Rashic si dhe Fëllënza Hoxha dhe Arben Gjuka janë deklaruar, të enjten, të pafajshëm në seancën e parë të shqyrtimit kryesor në rastin e aktakuzës për shitjen e hidrocentraleve.
Në këtë seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë me propozimin e të akuzuarve dhe me pajtimin e prokurorit Atdhe Demaj aktakuza u konsiderua e lexuar.
Pasi qe gjykatësi Valon Kurtaj i njoftoi të akuzuarit me pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë ata të akuzuarit u deklaruan te pafajshëm lidhur me aktakuzën me tw cilwn i ngarkon prokuroria, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Për këtë rast, Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Dardan Gashi dhe Nenad Rashiq, si dhe Fllanza Hoxha e Arben Gjuka po akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) se kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare, me rastin e privatizimit të distribucionit të shpërndarjes së Korporatës Energjetike të Kosovës./Insajderi.com