Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për moscertifikimin e kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Tre kandidatët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, Gani Dreshaj, Rrahim Ajeti dhe Shqipe Kastrati sipas vendimit të PZAP-së, nuk do të mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.
Edhe pse ky subject politik të njëjtit gjatë së hënës i zëvendësoi me emra të tjerë, sipas vendimit që mori PZAP-ja këto zëvendësime nuk do të pranohen.
Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim.
Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar./Insajderi.com