
Policia ka bërë të ditur se fshatin Llabjan të Novobërdës është arrestuar një person i dyshuar i cili përderisa ishte duke lëvizur me veturë dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës , godet tri këmbësore.
Viktimat kane pësuar lëndime trupore të cilat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje.
Po ashtu, policia njofton se gjatë ditës së djeshme është goditur edhe një këmbësor. Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
“Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturën Opel me targa lokale, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin – viktimën mashkull K-Shqiptar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com