Katër muaj pas anëtarësimit, Eliza Hoxha bëhet me pozitë brenda PDK-së

Katër muaj pas anëtarësimit, Eliza Hoxha bëhet me pozitë brenda PDK-së

Këngëtarja kosovare, Eliza Hoxha, është zgjedhur anëtare e Kryesisë së Degës së PDK-së në Prishtinë të mërkurën.

Hoxha, e cila u anëtarësua në PDK para katër muajve, është votuar në mesin e 28 anëtarëve të rinj të  Kryesisë të Degës së PDK-së në Prishtinë.

Kur Eliza Hoxha ishte anëtarësuar në PDK, kryetari Kadri Veseli deklaronte se këngëtarja, e cila është arkitekte me profesion, “është vlerë e madhe në Dekadën e Re”.

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”, kishte shkruar Veseli. /Insajderi.com