Për herë të parë sot në Kosovë u mbajt Parada e Krenarisë e komunitetit LGBTI.
Nga sheshi “Skënderbeu” deri në sheshin “Zahir Pajaziti”, marshuan një numër i madh i qytetarëve.
Në mesin e këtyre marshuesve kishte edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, dhe ambasador.
Ishte presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ministrja e Intergrimeve Evropiane Dhurata Hoxha, ambasadori amerikanë, Greg Delawie dhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE), në Kosovë, Nataly Apostolova.
Ata #Në emër të Dashnisë përkrahen thirrjet e këtyre marshuesve, raporton Insajderi.
“Jam këtu për të shprehur mbështetjen institucionale për komunitetin LGBTIQ dhe për të konfirmuar se në Kosovë të gjitha komunitetet janë të barabarta, se shteti dhe shoqëria e Kosovës janë ndërtuar mbi parimet e barazisë dhe lirisë për të gjitha komunitetet”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se nuk do të lejoj që askush të ushtrojë frikë kundër ndonjë individi ose ndonjë grupi.
Ndërsa ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u shpreh se ligji i Kosovës i përkrah të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës ku bënë pjesë edhe komuniteti LGBTI.
“Ata do të kenë gjithmonë përkrahen tonë dhe do të gjejmë mënyre se si do t’i mbështesim”, ka thënë Hoxha.
E ambasadori amerikan, Greg Delawie në një fjalim te shkurtër tha se ambasada amerikane do ta mbështesë komunitetin LGBTI.
“Ambasada e SHBA-ve ju mbështet dhe është pranë jush”, është shprehur Delaëie.
Në këtë paradë është parë edhe shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataly Apostolova.
Teksa në këtë paradë nuk mori pjesë kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.
Zyra e kryeministrit ka thënë se “Kryeministri e ka agjendën shumë të ngjeshur dhe nuk mund të marrë pjesë në paradën e LGBTI-së”.
Ky është manifestimi i parë publik i komunitetit LGBTI, e ashtuquajtura “Paradë e Krenarisë”, që u mbajt sot në Prishtinë. /Insajderi.com