Katër persona kapen nga policia me marihuanë dhe revole – Njëri ka ikur

Katër persona kapen nga policia me marihuanë dhe revole – Njëri ka ikur

Në Mitrovicë janë ndaluar dje katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilën po udhëtonin është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, shkruan Insajderi.

Po ashtu në këtë kontrollë është konfiskuar edhe një revole me një fishkë e kalibrit 9mm.

Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar edhe një veturë dhe pesë telefona celularë.

Njëri nga të dyshuarit ndodhet në arrati. Rasti nën hetime./ Insajderi.com