Katër persona të panjohur dyshohet se kanë kryer grabitjen që ndodhi pasditen e së enjtes në rrugën Prishtinë – Gjilan, në fshatin Parallovë.
Ata kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture që po transportonte para të bankave.
Sipas policisë, arma e përdorur ishte e llojit AK/47.
Të njëjtit kanë grabitur një shumë parash dhe dy armë zjarri, pronë e një kompanie të sigurimit dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Të dyshuarit më pas i kanë vënë zjarrin veturës së tyre të llojit Opell Zafira. Njëra armë është gjetur 20metra larg vendit të ngjarjes”.
“Nuk raportohet për të lënduar përderisa rasti vazhdon të hetohet në mënyrë intensive nga njësitet relevante të PK-së”, ka bërë të ditur policia./Insajderi.com