Katër persona të arrestuar në Podujevë, rrihen mes vete

Katër persona të arrestuar në Podujevë, rrihen mes vete

Katër persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës pas një përleshje fizike në mes vete, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas Policisë së Kosovës, dy prej të dyshuarve janë me nënshtetësi të huaj. Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë pranuar edhe tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Insajderi.com