Katër persona janë lënduar një aksident trafiku në mëngjesin e sotëm në fshatin Gllaviçicë të Pejës.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në emergjencë.
Ai tha se në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura, teksa përplasja ka ndodhur rreth orës 08:00.
“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë në mes dy veturave rreth orës 07:44 ku kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët më pas edhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, deklaroi Gashi.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, prej të cilëve 13 kanë qenë me të lënduar. /Insajderi.com