Katër persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Pejë

Katër persona të lënduar në një aksident mes dy veturave në Pejë

Katër persona janë lënduar një aksident trafiku në mëngjesin e sotëm në fshatin Gllaviçicë të Pejës.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar në emergjencë.

Ai tha se në këtë aksident të përfshira ishin dy vetura, teksa përplasja ka ndodhur rreth orës 08:00.

“Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllaviçicë në mes dy veturave rreth orës 07:44 ku kanë mbetur të lënduar 4 persona të cilët më pas edhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës”, deklaroi Gashi.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, prej të cilëve 13 kanë qenë me të lënduar. /Insajderi.com