Katër personat të cilët Vetëvendosje kërkon të shkarkohen

Katër personat të cilët Vetëvendosje kërkon të shkarkohen

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Arbërie Nagavci ka thënë se veprimi i Policisë së Kosovës është skandaloz .

Ajo ka dhënë kritika të shumta  për policinë, Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe presidentin Hashim Thaçi, të cilit nga Erdogani vite më parë i ishte kërkuar mbyllja e kolegjit “Mehmet Akif” mësimdhënësit e së cilit u arrestuan sot.“Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq sot nga AKI-ja dhe Policia është veprim skandaloz.

Gjashtë shtetas të një shteti mik të Kosovës, të një anëtari të NATO-s, u trafikuan, u dëbuan nga vendi, iu dorëzuan presidenti Erdogan, një personi autoritar e diktatorial që ka dalur nga kontrolli dhe është e sigurte se ata tashmë nuk kanë asnjë mundësi për një gjykim të drejtë.“Në një reagim të gjatë, Nagavci ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Drejtësisë, shefit  të AKI-së dhe atë të Policisë së Kosovës.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Kryeministri Haradinaj bënë deklarata publike se nuk kanë qenë në dijeni për arrestimin e shtetasve turq nga policia e Kosovës. Kjo s’mund të besohet se është e vërtetë, së paku s’ka mundësi që Thaçi jo vetëm të mos ketë qenë në nohuri, por ai sigurisht se edhe e ka dhënë urdhërin. Sido që të jetë që sonte duhet të ketë shkarkime dhe shqyrtim të menjëhershëm të rastit. Duhet menjëherë të shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Shefi i AKI-së dhe ai i Policisë së Kosovës.”

Ky është reagimi i plotë i Nagavcit.

Kosova Republikë, apo jo?Kushtetuta jonë garanton të drejtat elementare të secilit qytetarë, edhe të shtetasve të huaj që jetojnë e punojnë në Kosovë.Arrestimi dhe deportimi i gjashtë shtetasve turq sot nga AKI-ja dhe Policia është veprim skandaloz.

Gjashtë shtetas të një shteti mik të Kosovës, të një anëtari të NATO-s, u trafikuan, u dëbuan nga vendi, iu dorëzuan presidenti Erdogan, një personi autoritar e diktatorial që ka dalur nga kontrolli dhe është e sigurte se ata tashmë nuk kanë asnjë mundësi për një gjykim të drejtë.Të drejtat dhe liritë e qytetarëve të garantuar në Kushtetutë dhe në ligjet tona, nuk pengojnë pushtetarët që kanë kapur shtetin dhe organet kryesore të tij që të marrin vendime tirane.Sot jo vetëm që dështuan institucionet më të larta shtetërore, që u rikonfirmua se s’ka shtet të së drejtës e respektim të demokracisë, por u mohuan edhe liritë dhe të drejtat themelore si e drejta e ankesës dhe kontakti me familje, duke shkelur edhe obligimet ndërkombëtare.

Këta gjashtë shtetas turq, punëtorë të kolegjit Mehmet Akif, pesë punëtorë të arsimit dhe një mjek, me leje te institucioneve tona, me aprovim të Ministrisë së Arsimit kanë edukuar e arsimuar fëmijët tanë që shumë vite dhe kanë bashkëpunuar pothuajse me të gjitha shkollat publike në gjithë Republikën e Kosovës.

Madje edhe djali i Hashim Thaçit ishte shkolluar në të njejtën shkollë, ashtu si dhe shumë të tjerë. Por, tani Endriti ka përfunduar shkollën, e mësimdhënësit e kësaj shkolle po deportohen nga Kosova.

Nuk duhet harruar faktin se në dhjetorin e 2016-ës, Hashim Thaçit gjatë një vizitës në Turqi, i ishte kërkuar nga presidentin i atjeshëm, Rexhep Tayip Erdogan që në Kosovë të mbyllen shkollat e Fetullah Gulenit, aty ku kishte vijuar mësimet edhe djali i tij, Endriti.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Kryeministri Haradinaj bënë deklarata publike se nuk kanë qenë në dijeni për arrestimin e shtetasve turq nga policia e Kosovës. Kjo s’mund të besohet se është e vërtetë, së paku s’ka mundësi që Thaçi jo vetëm të mos ketë qenë në nohuri, por ai sigurisht se edhe e ka dhënë urdhërin. Sido që të jetë që sonte duhet të ketë shkarkime dhe shqyrtim të menjëhershëm të rastit.

Duhet menjëherë të shkarkohet Ministri i Punëve të Brendshme, Ministri i Drejtësisë, Shefi i AKI-së dhe ai i Policisë së Kosovës.