Katër policë të vdekur dhe 200 të tjerë të infektuar me COVID-19

Katër policë të vdekur dhe 200 të tjerë të infektuar me COVID-19

Katër policisë të Kosovës kanë humbur jetën si rezultat i Coronavirusit, ndërsa 200 të tjerë janë identifikuar pozitiv  me COVID-19.

Por, Policia e Kosovës, po vazhdon të punojë 12 orë në ditë në mënyre që situata të jetë nën kontroll.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi-Hoxha në një intervistë për “Zërin” thotë se pjesëtarët e policisë së Kosovës me gjithë angazhimin e madh dhe orarin e stërzgjatur të punës që të zbatojnë masat anti-COVID nuk kompensohen për orarin shtesë me mjete monetare. Kamberi-Hoxha ka thënë se ky është muaji i pestë që Policia po hynë në orarin e stërzgjatur 12 orë.

“Dhe kjo është një ngarkesë jo vetëm psikike, por edhe lodhje fizike sepse tërë pjesëtaret e Policisë të cilët janë të angazhuar dhe kanë qenë të angazhuar që nga marsi me këtë orar, nuk kanë pasur as të vetmen kohë që t’i kushtojnë rëndësi familjes ose anëtarëve të tjerë të cilët kanë mundur të jenë edhe me sëmundjen e COVIDIT”, ka thënë ndër tjerash ajo. /Insajderi.com/