Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus ndërsa nuk është është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 1.058 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, shkruan Insajderi.com.

Ndërkaq, janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.548.

Në total numri i rasteve aktive është 424./Insajderi.com