
Katër refugjatë të ardhur nga Siria janë gjetur nga Dogana e Kosovës të mërkurën, njofton Insajderi.
Sipas doganës, atyre u është ofruar ndihma e nevojshme.
Rasti po vazhdon të trajtohet nga Policia e Kosovës.
“Gjatë kontrollimit të mauneve oficerët doganor kanë hasur në refugjat të cilët kanë hyrë ilegalisht. Gjatë kontrolleve doganore të një maune nga Greqia oficerët kanë gjetur 4 (katër) refugjat nga Siria. Refugjatëve u është ofruar ndihma e nevojshme, gjithashtu rasti ka vazhduar tek Policia e Kosovës”, thuhet në njoftim./Insajderi.com