Katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Speciale

Katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Speciale

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave në Gjykatën Speciale ka njoftuar se katër persona kanë aplikuar për statusin e viktimës në rastin e Salih Mustafës, i cili po akuzohet për krime lufte, njofton Insajderi.

Të katër këta persona janë të përkatësisë etnike shqiptare.

“Parashtruesi Viktima-10/05 është i përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendon të jetë viktimë e drejtpërdrejtë, ndalimi i paligjshëm, trajtimi mizor dhe torturat në kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Ai pretendon të ketë vuajtur dëmtime fizike, mendore dhe materiale”, thuhet në njërin prej raporteve për njërin prej aplikantëve.

Edhe tre aplikantë të tjerë, sipas njoftimit pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor nga tortura e Salih Mustafës.

“Aplikantët Viktima-11/05, Viktima-12/05 dhe Viktima-13/05 janë shqiptarë nga përkatësia etnike dhe pretendojnë të jenë viktima indirekte të ndalimit, torturës dhe vrasjes së paligjshmenë kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Të gjitha aplikantët pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor”, thuhet në raportin tjetër për tri viktimat tjera të pretenduara.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ndërkaq i ka rekomanduar Gjykatësit Paraprak që t’i pranojë të katër aplikacionet.

Aktakuza kundër Mustafës u konfirmua më 12 qershor, ndërsa ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 24 shtator dhe u transferua në Hagë. E ku më 28 shtator ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa u paraqit para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare./Insajderi.com