100 pacientë me Coronavirus janë duke u trajtuar në klinikat e Qedrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale të vendit, njofton Insajderi.
Kështu është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), të cilët tutje bënë të ditur se gjithsej janë 182 pacientë të shtrirë nëpër këto spitale.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se katër pacientë janë të vendosur në respiratorë, tetë në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 124 të tjerë po trajtohen me oksigjenoterapi.
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë u shënuan edhe 47 raste të reja me Coronavirus, 113 pacientë janë shëruar, ndërsa është raportuar për tri viktima. /Insajderi.com