Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Katër të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë-Gjilan

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si rezultat i një aksidenti rrugor që ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në fshatin Slivovë, rruga Prishtinë- Gjilan, shkruan Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

Personat e lënduar si rezultat i aksidentit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më rastin po merret njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 13:30 në fshatin Slivovë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy automjete ( një mjet transportues -kamion dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Insajderi.com