Katër të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgon për shërim në Turqi

Katër të lënduar nga shpërthimi në Ferizaj do të dërgon për shërim në Turqi

Katër prej të lënduarve në shpërthimin e të martës në Ferizaj do të udhëtojnë për trajtim të mëtejmë në Turqi, njofton Insajderi.

Kështu ka njoftuar SHSKUK-ja, e cila thotë se informatat vijnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“ShSKUK njofton se kjo është bërë e mundur pas bisedës së ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, qeë ka pasur gjatë ditës me Ambasadorin turk, z. Sakar, dhe me homologun nga Turqia. Ai është njoftuar se, tash për tash, Turqia ka kapacitet për trajtimin e vetëm katër personave. ShSKUK deklaron se përzgjedhja e tyre do të bëhet nga konsiliumi i mjekëve të QKUK-së, bazuar në shkallën e djegieve, dëmtimet turpit dhe rrezikshmërisë së lartë për pacientin”, thuhet në njoftim.

SHSKUK zotohet se pacientët, të cilët do të mbeten për trajtim në QKUK dhe në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, do të vazhdojnë edhe më tutje të marrin trajtimin maksimal nga profesionistët shëndetësore./Insajderi.com