
Një aksident që ndodhi në Bellopojë të Istogut, ka lënë të lënduar katër persona.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur ndërmjet dy veturave rreth orës 12:30, të shtunën.
“Si pasojë e aksidentit katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.
75 aksidente kanë ndodhur brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë. /Insajderi.com