Katër të ndaluar për 24 orë

Katër të ndaluar për 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar gjithsej katër persona të dyshuar si dhe është paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të dyshuari, shkruan Insajderi.

Në raportin 24 orësh të Prokurorit të shtetit, thuhet se:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda , ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, për veprën penale “Shtytja në vrasje””, thuhet në komunikatë.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”./ Insajderi.com