Katër të vdekur deri tash nga sulmi terrorist

Katër të vdekur deri tash nga sulmi terrorist

Deri më tani katër persona kanë vdekur si rezultat i sulmit terrorist në Austri.

Një grup i armatosur terroristësh,  ka shtënë në drejtim të disa qytetarëve në qendër të Vjenës.

Shefi i policisë së Vjenës Gerhard Pürstl njoftoi se autori i veprës u “neutralizua” në 8:09 pasdite – nëntë minuta pasi filloi larja e gjakut. Shtatë oficerë policie përdorën armët e tyre të zjarrit. Identiteti i atentatorit tani dihet, banesa e tij ishte hedhur në erë, raporton gazeta austriake krone.at.

Ndërsa ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka thënë se deri më tash nuk është raportuar që ndonjë shqiptar të ketë pësuar nga ky sulm terrorist. /Insajderi.com