Katër të vdekur dhe 117 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 117 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Edhe katër viktima dhe 117 raste të reja me Coronavirus, janë regjistruar brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shnëdetësisë në këtë vend, në raportimin e përditshëm të tyre, ku tutje kanë njoftuar se viktimat janë kryesisht rreth moshës 70-80 vjeç dhe kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në 24 orët e fundit kanë vdekur 4 qytetarë si pasojë e koronavirusit, një 84 vjeçare nga Shkodra, një 75 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. Si dhe 2 qytetarë nga Tirana: një 78 vjeçar dhe një 82 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqëruese”, thuhet në njoftim.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet me një thirrje të gjithë qytetarëve në këtë vend të vendosin detyrimisht maskën në çdo ambient të mbyllur, të respektojnë distancën prej të paktën 1.5 metër nga të tjerët dhe të kujdesen për higjienën personale dhe kolektive. /Insajderi.com/