Katër të vdekur dhe 133 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër të vdekur dhe 133 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri

Katër persona të prekur nga pandemia COVID-19, kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga institucionet shëndetësore të këtij vendi, të cilët në njoftimin e përditshëm lidhur me situatën e krijuar nga Coronavirusi, kanë njoftuar se përveç këtyre viktimave edhe 133 persona kanë rezultuar pozitivë në këtë sëmundje.

Të infektuarit e fundit ishin pjesë e 820 testimeve të bëra përgjatë kësaj periudhe kohore.

Ndërkaq, në po të njëjtën kohë janë shëruar edhe 75 pacientë të infektuar deri më sot. /Insajderi.com