Katër të vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër të vdekur dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Katër persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku thuhet se edhe 153 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar gjatë së njëjtës periudhë kohore, nga gjithsej një mijë e 474 mostra të marra për testim.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 310 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 96.322 raste, kurse numri i rasteve aktive është shtatë mijë e 347.

Numri total i rasteve pozitive është 105.864 raste dhe dy mijë e 195 raste të vdekjes.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Ferizaj 17 raste, Pejë 14 raste, Gjakovë 13 raste, Kaçanik 11 raste, Gjilan 10 raste, Istog 9 raste, Podujevë 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Fushë-Kosovë 4 raste, Klinë 4 raste, Drenas 2 raste, Obiliq 2 raste, Prizren 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste, Malishevë 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com