Katër vdekje janë shënuar brenda 24 orëve të fundit si pasojë e infektimit me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.
Me uljen e numrit të viktimave si pasojë e këtij virusi, janë ulur edhe shifrat e rasteve të reja pozitive me COVID-19.
Siç njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, 215 raste të reja janë shënuar së fundmi nga gjithsej një mijë e 12 mostra të marra për testim.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 428 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39 mijë e 562 raste, kurse numri i rasteve aktive është nëntë mijë e 749.
“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 117 raste, Ferizaj 13 raste, Gjilan 11 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 9 raste, Mitrovicë 9 raste, Obiliq 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Pejë 4 raste, Gjakovë 3 raste, Podujevë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 3 raste, Vushtrri 3 raste, Drenas 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Deçan, Hani i Elezit, Istog, Klinë, Malishevë, Novobërdë dhe Shtime”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com