Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 11,814 testime, 2,250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nga 11 mijë e 814 testime, 2 mijë e 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.
Ndërsa sot janë shëruar 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.700, si dhe numri i rasteve aktive është 16.341.
Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 22 mijë e 245 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 666 mijë e 476 doza të vaksinës.
Deri më sot 227 mijë 581 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com