Katër persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajde" />

Katër të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Katër të vdekur dhe 279 raste të reja me COVID-19

Katër persona kanë vdekur brenda 24-orëve të fundit në Kosovë, si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku tutje thuhet se edhe 279 raste të reja me Coronavirus kanë rezultuar së fundmi nga gjithsej një mijë e 775 mostra të marra për testim.

Numri total i rasteve pozitive është 54 mijë e 839 raste dhe një mijë e 392 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 441 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.046 raste, kurse numri i rasteve aktive është pesë mijë e 401.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 77 raste, Podujevë 32 raste, Mitrovicë 28 raste, Pejë 19 raste, Gjilan 16 raste, Ferizaj 15 raste, Vushtrri 13 raste, Shtime 9 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Kamenicë 7 raste, Obiliq 6 raste, Suharekë 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Lipjan 5 raste, Malishevë 4 raste, Prizren 4 raste, Istog 3 raste, Skenderaj 3 raste, Hani i Elezit 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Insajderi.com